Deputeti i PS, Etjen XHafaj ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Pushteti”, moderuar nga Juela Meçani në Fax News ku ka folur lidhur me diskutimet dhe negociatat që po bëhen për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.

Xhafaj tha se qëndrimi ka qenë që presidenti të mos vitne nga rradhët e parlamentit por jo që të mos ishte një personazh politik. Deputeti u shpreh se në emrat e propozuar nga ai në zarfe, kishte përmendur personazhe politikë. Ndërsa shtoi se në total nga procesi i emrave në zarfe deputetët e PS kishin propozuar në total plot 64 emra si kandidatë për postin presidencial.

Xhafaj: Qëndrimi i kryeministrit ka qenë që presidenti të mos jetë pjesëtar i Kuvendit. I vetmi diskutim që është bërë nga kryeministri edhe në sallën e parlamentit ka qenë që presidenti i ardhshëm të mos jetë nga ajo sallë.

Unë kam përfshirë emra politikë në listën e zarfeve me propozimet e kandidaturave për president. Unë e quaj si një proces që ishte i hapur ku janë propozuar në mos gaboj 64 emra nga 74 deputetë të PS. Në atë moment isha një nga ata njerëz që mendoja se duhet të ishte një njeri me përgatitje politike. Por i gjithë ky debat është bërë në forumet tona të brendshme dhe janë bërë disa mbledhje kryesie ku është diskutuar kjo.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re