Deputetja demokrate Flutura Açka, e cila sot nuk u lejua nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka të zhvillonte normalisht Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ka reaguar sërish duke thënë se mund të pranojë gjykim politik prej kujtdo, por jo prej ‘çyrëve’ që u mbajnë diplomat era barut Gërdeci.

Ndër të tjera ajo tha se zot ka vetëm Zotin, ndërsa tha se kush ka pengje personale me Lulzim Bashën, të përballen drejtpërdrejt me të.

Postimi i Açkës:

Unë mund të pranoj gjykim politik prej kujtdo, por jo prej çyrëve që iu mbajnë diplomat era barut Gërdeci.

Unë kam zot vetëm Zotin.

Dhe Ai më shtyn të them e të bëj atë që ndiej e besoj se është e drejta.

Kjo është e panegociueshme.

Nëse keni pengje personale me Lulzim Bashën, përballuni me të vetë, ndershmërisht.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re