.Familja Hysi më në fund u lumturua me një banesë të re, dhuratë e bamirësisë së shqiptarëve. Denisa e Eduarti tashmë nuk do të kenë nevojë për të punuar me qepjen e këpucëve.

Këtë të shtunë në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, motër e vëlla erdhën në studio. Fëmijët kishin një dëshirë, që të kishin një biçikletë me të cilën mund të bënin xhiro. “Shqiptarët për Shqiptarët” sollën në studio dy biçikleta për këta fëmijë të mrekullueshëm, si një dhuratë tjetër për t’i lumturuar pas aq shumë vuajtjesh të provuara.

Pak para se Denisa e Eduarti të largoheshin, Elvisi kishte një kuriozitet. I pyet fëmijët se çfarë dëshire kanë të bëhen, kur të rriten.

Elvisi: Ajo kureshtja që do të kisha unë, është që çfarë dëshire keni ju të bëheni kur të rriteni?

Eduarti: Unë kur të rritem kam qejf të bëhem mekanik dhe të ndihmoj shqiptarët, ata që kanë nevojë

Denisa: Unë kam dëshirë të bëhem doktoreshë dhe t’i ngjaj xhaxhi Visit e Sidritit, të ndihmoj shqiptarët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re