Kryedemokrati Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, deklaroi se Kryeministri Edi Rama “do të shkojë tek Charles McGonigal ndoshta që javën e parë”.

Sipas Berishës, ish-agjenti i FBI-së i dërgon Edi Ramës çdo ditë SMS ku i shkruan se “Unë me të vërtetë i mora paratë, por ato mi dhe ti, paratë që më kompromentove mi dhe ti”.

Kreu i PD-së theksoi se do të pritet vota e shqiptarëve më 11 Maj për të dërguar, sipas tij, Kryeministrin tek McGonigal.

Sali Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. E garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme me të cilën ai korruptoi njeriun kryesorë që sipas gjykatës amerikane kishte për detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.

Tani ai çdo ditë në qeli i çon SMS Ramës, “Unë me të vërtetë i mora paratë, por ato mi dhe ti, paratë që më kompromentove mi dhe ti”. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 Maj që Edi Rama të shkojë tek Mc Gonigal ndoshta që javën e parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko