Aktori Neritan Liçaj ‘shpërtheu’ në akuza ndaj qeverisë sa i takon krizës aktuale ekonomike dhe reagimit të saj ndaj protestave të fundit.

Liçaj tha në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News se kjo qeveri me në krye Ramën ka shpërndarrë terror në çdo mandat të saj qeverisës dhe se secili anëtar i kabinetit ka mendësi komuniste.

Neritan Liçaj: Del Balluku dhe jep urdhëra, ndërkohë që është aty që të shërbejë si unë mos të ndjej peshën e luftës.

Në të gjitha vitet e qeverisjes kanë përdorur mënyra të majta ekstreme llogjikimi dhe veprimi, s ‘është më i ziu kryeministër, shih ca mendësie ka merret me iphone.

Ai nuk ka koncept politik as njerëzor, unë mund të kem dhe jahte dhe është e drejta ime të protestoj. Celulari është i domosdoshëm, ai e quan luks, sduhet të kesh as makinë as televizor.

Kur s’ke asgjë ti ke të drejtë të protestosh, ky njeri luan me të drejtat demokratike dhe ligjore të njeriut, tmerr.
Ç’punë kam unë me Ukrainën?! Atje teatrin e bombarduan pushtuesit, këtu te ne këta tanët. Sensibilizohem me popullin e Ukrainës por ç’punë kemi ne?!

Si në Covid nxorri në fb nxorri policët duke rrahur njerëzit në Algjeri, tani me këto faturat pa pikë turpi.

Protesta e vetme që nuk ka mposhtur dot ishte e Teatrit, shoqëri e hapur unë nuk e njoh si koncept. Edhe shtëpitë publike kanë dyer e dritare, kjo është paçavure. Ky i bashkisë thotë, kënd rikreacioni, si rikrijohet fëmija?

Ai rritet dhe edukohet, mendësi komuniste e gjitha. Shoqëri civile, terma përçarës , kjo është llogjikë e pastër. Del kryebashkiaku dhe të quan shpellar, po mirë mo ai a nuk ka të drejta, ça do me thënë zaptues, po edhe ai ka të drejta.

Këto lojëra e mbyllin protestën. Kjo shoqëria civile na thoshte dhe ne ikni ju se e mbrojmë ne teatrin, po ç’është kjo? Nuk kemi më në vend politikanë të bërë vetë por të fabrikuar, kështu kapnin legenat dhe investonin në ta. Një sistem i tërë i drejtuar nga Soros, loja është kjo, kalon çdo reformë nga njëra dorë në tjetrën. Ne kërkojmë një lider bio, jo pasardhës të këtyre. E kanë kthyer pushtetarët policinë në armë, të vë prangat dhe të mban 10 orë, as nuk lajmëron familjarë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko