Eksperti i Shëndetit, Erion Dasho ka postuar një foto të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në shoqërinë e mjekut Andi Koraqi dhe të Drejtores së ISHP Silva Bino.

Por mjeku Dasho shkruan se ministrja mban maskën në ambientet spitalore me valvul, gjë e cila sipas tij personat që mund të jenë pranë saj janë të pambrojtur nga Covid-19.

Reagimi i plotë i Dashos në Facebook:

Zonja Ministre!
Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur!

Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve!
Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re