Skip to content

“Unë nuk do shpik raketën”- Deputeti i PD revoltohet me Ermonela Felajn, i drejtohet foltores së Kuvendit. Garda bëhet ‘gardh’

Capture149






Një deklarata e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj ka revoltuar deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

Në fund të fjalës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, dy deputetët që kishin dorëzuar pyetje me shkrim ishin pikërisht Dogjani dhe deputetja Dhurata Çupi.

72023b5e-8658-45ba-b036-6ddda6b04324

Në këtë moment, Felaj bëri një ndërhyrje duke thënë se në momentin e dorëzimit të pyetjeve në mënyrë zyrtare dy deputetët në fjalë nuk ishin të pranishëm në sallë.

Kjo e revoltoi Dogjanin i cili u drejtua drejt foltores. Garda u afrua drejt tij për ta penguar të afrohet te ministri Manja.

Replikat

Ermonela Felaj: Nuk ju është hequr asgjë në mënyrë të padrejtë.

Asllan Dogjani: Kam dy orë që kam bërë pyetjen me shkrim. Unë nuk do shpik raketën.

“”