Kryeministri Edi Rama me tone të forta foli për të gjitha ata deputetë, ministra apo kryetar bashkie, të cilët sipas tij janë të përfshirë në korrupsion.

Rama duke iu përgjigjur kritikëve se nuk duhet t’i “lëshojë njerëzit e tij para drejtësisë”, tha: “Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël”.

“Unë kam punuar me 40 ministra dhe të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që ditën e parë të punës se kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time në çdo hap .

Më kanë krah kurdoherë që do sulmohet për përpjekjet që bën në llogoren e përbashkët, por kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë nga njëra anë duke luftuar me mua dhe PS për të mirën e shtetit dhe nga ana tjetër duke punuar fshehurazi për xhepin nuk do me këtë në krah as mua as PS, por vetëm avokatin para drejtësisë.

Qeveritë e mia kanë ndryshuar, ministrat kanë ndryshuar, por kjo devizë nuk ka ndryshuar sa të jem unë. Jo po PS duhet të mbajë njerëzit e tij, nuk duhet ti lëshojë! Jo, unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb të lartë mbi det kur do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, po më bien në qafë.

Nëse nuk ke bërë asgjë nuk të mbaj as unë as PS, por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde. Sepse kjo parti dhe kjo qeveri nuk bëjnë asnjë koment për cështjet që hap SPAK. Jo më avokatin e një drejtori, kryebashkiaku, ministri, deputeti apo ish ministri”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re