Ish kreu i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është përplasur me kandidatin për këshillin bashkiak të PS Aldo Merkoçi, për situatën që është krijuar në Tiranë.

 

Nga studio e Quo Vadis, Elezi ka hedhur akuza se mungojnë studimet nga ana e pushtetit vendor, ndaj dhe sipas tij situata në Tiranë është kaotike.

 

Por Merkoçi e ka kundërshtuar, duke thënë se për kryeqytetin është një nga studimet më serioze.

 

Debati i plotë:

 

Elezi: Në mënyë kategorike duhet ndaluar bllokazhi i makinave. Duhet vënë rregull. Një rregull kaq i thjeshtë, që po të hysh ta hulumtosh e zbulon. Dal unë në krah, hap bllokazhin, një korsi e bllokoj dhe gjithë trafiku futet në kolaps. Por po të futesh pastaj dhe të analizosh se ku janë nyjet, se këto bëhen me statistika, analizohet problemi,ndërtohen mbi kalime dhe nën kalime dhe zgjidhjet problemi që ka ardhur vetëm duke u agravuar.  

 

Merkoçi: Ne kemi një studim për Tiranën, është studimi më serioz që është bërë

 

Elezi: Ti mund të kesh studim, unë vuaj pasojat te rruga. Studimi jot nëse nuk i jep zgjidhje problemit tim, është kot.

 

Merkoçi: Ke ardhur si qytetar, apo si një njeri që ke një njohuri dhe do të ngresh debat? Ti nuk mund të vish këtu si një qytetar i rëndomtë. Ti duke dashur të japësh vlera, je i angazhuar në politikbërjen e vendit, duhet të kesh ide të qarta pse vjen trafiku. Ne nuk mund të degjenerojmë debatin. Flasim për Tiranën që ka një milionë banorë.

 

Elezi: Profesioni im është të mos llap kot, por të hulumtoj në detaje dhe si mund të zgjidhet një problem. Je gabim. Unë nuk jam ulur të gjej një zgjidhje për tek ish sheshi Shqiponja. Këta nuk i kanë dhënë zgjidhje se si duhet të lëvizin makinat. Shkon 90 sekonda për të hyrë në Tiranë. Se a kanë njerëz që e vrasin mëndjen a jo këta. Unë e shoh me sy të thjeshtë, le të hysh me detaje. Sot Tirana është një qytet me probleme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re