E ftuar në emisionin ‘Jashtë lojë’, ish-deputetja e PD, Grida Duma e pyetur se cilin politikan nga PS nuk do të donte të bënte pjesë në ‘formacioni’ e saj, u shpreh e prerë për Erion Braçen.

“Unë besoj që për mënyrën se si është përfshirë në diskutime të forta individuale pa sens në logjikën time, duhet të jetë Braçe.”, u shpreh Duma.

Pas kësaj deklarate të Grida Dumës ka ardhur mëngjesin e sotëm reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe.

Miremengjes! Sigurisht, patjeter qe nuk mund te jem ne ate skuader, NORMALE; UNE NUK VJEDH, NUK SHES, NUK MASHTROJ, NUK VRAS! Ky eshte sensi im!”, shkruan Braçe krahas videos së Grida Dumës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re