Nga Fatos Hoxha*

Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik.

Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale.

Sot pame thyerje xhamash, shperthim dyersh, dhune dhe kacafytje.

Sot PD dha nje shfaqe antipolitike te papare dhe te padegjuar ne historine e partitizmit boteror.

Sot selia e PD u dhunua nga nje force e verber dhe pa tru, deri ne ate pike sa pa nderhyrjen e policise, dhuna nuk do ishte neutraliziar pa gjak dhe pa vikima.

Por une megjithate nuk ndjehem i turperuar, sepse une i kam rezistuar tundimit per tu bere pjese me njeren apo me tjetren pale.

Une nuk jam bere pjese e dhunes dhe e konfliktit.

Une i jam bashkuar qe ne fillim shumices derrmuese te demokrateve qe kete konflikt e kane lexuar, e kane kuptuar dhe e kane denoncuar si konflikt qe behet per interesa te ulta private dhe korruptive.

Une i jam bashkuar asaj shumice qe nuk e sheh veten as ne te njejten kauze me antiamerikanizmin e Berishes dhe as me principialitetin fals te Bashes.

Perplasja e sotme nuk ishte e demokrateve, por ishte vetem e horrave, ishte e Berishes dhe e Bashes, e askujt tjeter.

Une nuk ndjehem i turperuar, sepse mbrojtja e shtetit ligjor nuk eshte as detyre e as pergjegjesi e imja.

Mbrojtja e shtetit ligjor eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e prones dhe e rendit juridik eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e jetes dhe shendetit te njerezve eshte pergjegjesi e shtetit.

Une e di me siguri se sot ka pasur atentat ndja prones, rendit juridik, shendetit dhe jetes se njerezve. Gjithashtu pashe se prokuroria vajti ne vendin e ngjarjes ne kohe rekord.

Por nuk bindem dot se shteti ligjor po vepron, sa kohe qe policia ndalon anonimet, por refuzon te ndaloje autoret, organizatoret, nxitesit dhe urdherdhuesit e dhunes, shkaterimit te prones dhe pushtimit te institucioneve. Autoret e krimit i ndoqem live per se paku tre ore ne media.

Nese sot koka e krimit nuk arrestohet ne flagrance, atehere shteti ligjor ne Shqiperi eshte enderr por nuk behet dot realitet.

Une sot nuk ndjehem i turperuar, sepse une nuk jam pergjegjes per mungesen e shtetit ligjor ne kete vend.

*Ish-deputet i PD

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re