Në studion e emisionit Opinion mbrëmjen e djeshme plasi një debat i ashpër mes aktorit Laert Vasili dhe artistit të njohur Robert Aliaj. Teksa po diskutohej mbi raportin e artistëve me politikën debate kaloi në fyerje personale, ku Vasili u shpreh se e ka shfrytëzuar të drejtën e votës gjithmonë, por ka ndërhyrë Robert Aliaj duke i thënë se kjo që ka bërë është estradë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vasilit që është shprehur se estradë është ajo që bën Aliaj duke marrë çeqe të larta, ndërsa ky i fudnit i revoltuar tha se nuk është paguar asnjëherë për t’i lëpirë by**thën miletit.

Pjesë nga debati:

Vasili: Bashkë me prindërit e mi kemi udhëtuar nga Athina për të kryer detyrimin qytetar dhe kemi votuar.

Aliaj: Kjo është estrada, se tani estrada është modernizuar. Nuk e kanë më të shkretët humoristë estradën, jua morën.

Vasili: Estrada është ajo që bën ti në juri të ndryshme ku paguhesh me çeqe shumë të larta dhe tani u jep mend shqiptarëve.

Aliaj: Unë nuk paguhem për t’i lëpirë by**ën miletit, por paguhem për atë që them unë, dhe kjo është forca ime

Vasili: Kjo është gjuhë prej rrugaçi

Aliaj: Unë nuk jam përdorur ndonjëherë në politikë. Jam angazhuar për të bërë art politik. Secili ka të drejtë të zgjedhë. Unë nuk bëj dot foto në këmbim të një ryshfeti. Kjo më bën mua të mendoj që një artist të futet në politikë dhe të shërbejë është gjë e tmerrshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re