Kryeministri Edi Rama mbylli sot fushatën elektorale në Tiranë. Ai i kërkoi demokratëve të mos votojnë për të djathtën në 14 Maj edhe pse theksoi se nuk u bën dot thirrje të bashkohen me Partinë Socialiste.

Rama u shpreh se të djathtët duhet të kenë kujdes që të mos votojnë për ata të cilët janë vulosur si problemi i Amerikës dhe Perëndimit. Ai shtoi se qytetarët e Tiranës duhet të votojnë Erion Veliajn, i cili sipas tij e ka treguar që nuk i kthen kurrizin atyre djathtas.

“Unë nuk u bëj thirrje atyre që të bashkohen me Partinë Socialiste. Normalisht mirë do ishte për atë që ata kanë si qytetarë të Tiranës në raport me bashkinë, shërbimet dhe të tjerët, ta votojnë lali Erin, do të ishte mirë për ta bërë këtë jo për një kandidat që është kandidati i Partisë Socialiste por për një kryetar bashkie që e ka treguar në dy mandate rresht që nuk anon majtas dhe kthen kurrizin djathtas.

Në 14 Maj përtej bashkive, kandidatëve për kryetarë bashkish, është në test karakteri i shqiptarëve me raport me flamurin e tyre. Në raport me këtë flamurin kuq e zi që ju e keni sot në dorë dhe ne kemi udhërfyesin tonë në punën e përditshme dhe e kemi udhërfyesin tonë në punët e jashtme. E kemi ngritur më lart se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Është shumë i rëndësishëm 14 Maji se ata që i thonë vetes të djathtë, e kanë të lidhur dështimin e tyre. Ata e kanë pasur këtë flamur pa yll kur mbi këtë flamur u vu një yll. Që atëherë u bë ndarja e madhe mes shqiptarëve.

Një ndarje që në periudhën e diktaturës ishte një ndarje e shënuar me një vijë të kuqe gjaku. Të djathtët duhet të kenë shumë kujdes që të mos vijnë të votojnë për ata të cilët janë problemi i vulosur i Amerikës dhe Perëndimit. Sepse Amerika dhe Perëndimi, aleatët, miqtë partnerët tanë që na kanë mbështetur ne dhe që mbështesin këtë vend që quhet Shqipëri për të qenë në të gjitha ato pika deri dje të pamendueshme ku ne kemi arritur”, u shpreh Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re