Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Emri Vata garantoi ditën e sotme se do të jetë për qytetarët, “jo si një kryebashkiak gangster, apo aga, por si një shërbëtor i tyre.”

Vata theksoi po ashtu se do të përcjellë në Kukës zërin e Sali Berishës.

“Unë përcjell në Kukës zërin e Sali Berishës. Dhe Berisha ka dhënë një premtim që do të heqë taksën në doganë. Kjo është një barrë e shtuar për biznesin në dogaë.

Ne flasim për gjëra të vogla por kanë rëndësi të madhe. Kukësi nuk është i varfër por është i vjedhur.

Unë garantoj një gjë që do jem jo kryebashkiaku gangster, jo kryebashkiaku aga, apo pasha por do të jem kryebashkiaku shërbëtor i juaji dhe automatikisht gjithë stafi juaj do të jetë në shërbimin tuaja, si partner për biznesin dhe si shërbëtor për komunitetin”, tha Vata.

Emri Vata do të kandidojë në Bashkinë e Kukësit nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një koalicion ky midis Partisë së Lirisë, Partisë Demokratike të Rithemelimit, Partisë për Bashkimin e të drejtave të Njeriut dhe Partisw Demokristiane.

I pranishëm në këtë takim ishte dhe Sali Berisha i cili foli për Kukësin dhe ekonominë e tij. Sipas tij, ky qark është i varfër për shkak të politikave dhe jo për shkak të pasurive.

“Kukësi ka resurse natyrore ekonomike sa për shumë herë banorët, resurset ekonomike të Kukësit janë një kontribut i madh në ekonominë shqiptare. Por, Kukësi është rrethi qarku më i varfër në botë për shkak të politikave që janë ndjkur ndaj këtij rrethi.”, tha Berisha.

Ai kërkoi që qarqet në Veri të kenë doganën e tyre me Kosovën si dhe të jenë zona të lira ekonomike.

“Kukësi, Kruma,Tropoja duhet të kenë detyrimish doganat tek tuneli. Pra së bashku me zonat kufitare të Kosovës, këto duhet të jenë zona të lira sepse janë më të varfra, sepse qeveria duhet të bëjë gjithçka për rimëkëmbjen e tyre.

Këta kanë shpallur një marrëveshje që gjoja do e bënin këtë, por asgjë nuk bënë.

Se ky siç e dini ju është i angazhuar në një betejë antikombëtare ndaj Kosovës. Sepse ky, i diskredituar në mbarë botën për aferat e tij, për aferën McGonigal, përpiqet të tundë flamurin e kozmopolitit, me të cilin kërkon të paraqitet si faktor stabiliteti apo paqeje. Po ai është flamur i rreckosur, që nuk ka asnjë vlerë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko