Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lënë në burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i akuzuar për çështjen e inceneratorëve.

Ky i fundit kishte kërkuar një masë sigurie më të butë, me pretendimin se nuk ishte i rrezikshëm, dhe nuk ka akses në prishjen e provave.

Ish-deputeti, njësoj si në shkallën e parë, edhe në këtë seancë gjyqësore i ka kundërshtuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me shpronësimin e truallit ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.

Bllako ka pretenduar se ai në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka bërë transferimin e praktikës për shpronësimin e truallit, por nuk ka lidhje direkte sepse ligji thotë ai nuk parashikon që me këtë procedurë të merret Sekretari i Përgjithshëm.

Ndërkohë ai ka deklaruar se në kohën kur babai i tij ka punuar në inceneratorin e Tiranës, Bllako nuk ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit por ka punuar në Presidencë dhe sipas tij “s’ka pasur asnjë mundësi si të ndikonte për punësimin e babait”.

Megjithë pretendimet e mbrojtjes Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e dhënë në shkallën e parë.

Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Në dokument thuhet se në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme  me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm të madh.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re