Gazetari Çim Peka ka zbardhur një bisedë telefonike të kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

I ftuar në edicionin e lajmeve në “Syri Tv”, Peka u shpreh se Basha kishte telefonuar Kim duke përdorur tone të ashpra, duke bërë që të ndryshojë edhe axhenda për takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

“Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim. Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha por jam kryetari i opozitës, nëse vazhdoni të jenë në lojë me Ramën, vazhdoni me të’. Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik. Opozita dje bëri një ofertë për takim, deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim,”-tha në fjalën e tij Peka.

Shiko minutën e 22

Ditën e djeshme, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare pranuan një tjetër takim për Reformën Zgjedhore, por deri pak para ‘tryezës’ së sotme nuk ka pasur asnjë konfirmim nga ana e maxhorancës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re