Presidenti Ilir Meta është pyetur sonte në “Front linë”për vizitat e tij në Vlorë dhe akuzat e kryeministrit Rama.

Meta deklaroi se nuk ka frikë dhe se ishte në qytetin jugor bregdetar, sepse e kërkoi populli atje.

“Situata e pandemisë ka shumë probleme. Parlamenti, qeveria, presidenti dhe institucionet e tjera të jenë në shërbim të qytetarëve. Të rivendoset sistemi i llogaridhënies. 

Ai nuk është në rregull nga trutë, që më akuzon mua se iki në Vlorë. Të vijë në Selenicë, më kërkuan populli sepse e kishin gënjyer për votën. 

Unë s’kam frikë nga populli, s’kam frikë nga qytetarët. Do iu them të gjithëve që të votojnë, të tregojmë se jemi popull shqiponjash dhe jo sorrash. Na takon që të zgjedhim dhe të ndëshkojmë.

Unë votën e kam kundër oligarkisë. Unë votën e kam për të thënë se këtu sovran është populli shqiptar. Në emër të popullit shqiptar, do ua pres dorën. 

Mos guxojë njeri të luajë me votën e popullit shqiptar. Presidenti do jetë në krye të detyrës dhe populli do të votojë. Është moment historik për të ardhmen e Shqipërisë. 

Armiqtë e Shqipërisë janë armiqtë e qytetarëve. Garancia është populli shqiptar, me votën e tij. Presidenti do i japë fuqi votës së qytetarit”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re