Gazetari Lorenc Vangjeli dhe deputeti Agron Shehaj janë përplasur në studion e “Të Paekspozuarit” për çështjen e Butrintit. Teksa Shehaj tha se SPAK duhet të hetojë dhe të zbulojë lidhjet e zyrtarëve të PS-së me investitorët, Vangjeli tha se ai s’mbron askënd dhe iu drejtua deputetit me shprehjen: Me fishekun tënd qorr do të plasë dyfeku

Shehaj: Po dorëzoj në SPAK. Ta nxjerrë SPAK. Ka lidhje Gjiknuri, i ka djalë xhaxhai, i ka kushërinj.

T’i nuk sheh asgjë të keqe. Nëse dikush që ka lidhje familjare me Gjiknurin shpallet investitor startegjik dhe jepet plazhi që është publik. Dikush që zgjidhet për të punuar në interes të qytetarëve nuk duhet të bëjë ligje për veten e vet. Më bën përshtypje rasti i Gjiknurit. Nëse SPAK bën si me inceneratorin e Tiranës është tjetër muhabet. Nëse verifikon për Gjiknurin për Xhaçkën që është e vërtetë, është burri s ‘është burri se dëgjojmë çudira.

Vangjeli: E korrigjove shenjëstren, shpalle fillimisht vendimin tani thua hajde ta provojmë, kjo është rruga. Unë s’mbroj askënd, po të mbroj nga gabimi që po bën.

Shehaj: Rama shkarkoi Gjiknurin se e kuptoi që u kap ngushtë, nuk kishte se ç’bente. Na thanë që ja futët kot. Ti mund të thuash…

Vangjeli: S’arrin dot të gjesh çfarë mund të them unë. 17 jetë të duhen dhe të jetosh në bibliotekë ta dish çfarë mund të them unë, s’arrin dot

Shehaj: Nuk dua

Vangjeli: Mos ma kthe më këtë fjali. Unë mbroj të vërtetën

Me fishekun tënd qorr do të plasë dyfeku. Ta plas dyfekun në faqe unë.

Shehaj: Ishte kërcënim?

Vangjeli: S’jemi parë bashkë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re