Ndoshta i ke marrë të gjitha provimet me maksimumin e pikëve kur studioje në universitet, e ndoshta ke lexuar pafund libra sesi të arrish sukses në perpjekjet tua sipërmarrëse. Por pavarësisht asaj sesa njohuri teorike ke akumuluar, është një çështje krej tjetër ajo e aplikimit të tyre në botën reale.
Kur vjen puna te biznesi, është e thjeshtë të biem në atë kurthin e keqpërceptimit sikur gjithçka ka lidhje me numrat, shifrat dhe grafikët rritës. Por s’ka lidhje me to! Ka lidhje me njerëzit.
Pak rëndësi ka nëse jeni duke shitur një produkt apo jeni duke punësuar dikë; për të ecur para në biznes, ti duhet të dish me saktësi se me kë po bën biznes. Nëse njihni personalitetin e tij/saj dhe çfarë i nxit ata, vetëm kështu do të jesh në gjendje ta parashikosh sjelljen e tyre.
Atëherë pra, si mund ta zbulojmë githë atë pafundësi personalitetesh që kanë njerëzit?
Duhet të bëhesh dëgjues i mprehtë. Të dëgjuarit nuk është një proces pasiv – ti duhet që me vëmendje leopardi të kuptosh botën e tjetrit dhe të dëgjosh gjërat që nuk po thuhen, e kam fjalën për ato midis rreshtave.
Për të krijuar një përshtypje të mirë te njerëzit duhet të mësosh të driblosh me paragjykimet
Le të themi se duhet të takosh një klient të mundshëm. Cila është mënyra më efikase për lënë një përshtypje të mirë?
Njëra nga mënyrat është të dribloni me paragjykimet. Nëse i mbani gjërat të freskëta dhe i kombinoni ato me sjellje të paparashikueshme, mund ta kthejë situatën në favorin tënd.
Imagjino sikur je një manaxher dhe dëshiron të kontraktosh një yll futbolli në ngjitje. Futbollisti me shumë gjasa është duke qëndruar në pritje që ju t’i bëni lutje agresivisht që t’ju bashkohet. Por nëse ti bën të kundërtën e asaj që ai pret, ka për të qenë shumë herë më i interesuar mbi atë që ti ke për të ofruar.
Jo shumë kohë mëparë dëshiroja që kompania ime të përfaqësohej nga një personalitet i famshëm i televizionit. Sidoqoftë, ai e dinte se unë do t’i lutesha agresivisht që ta pranonte kontratën.
Ndaj, vendosa t’i kthej gjërat përmbys në lidhje me këtë paragjykim. Në fakt, unë nuk ia përmenda fare atij çështjen e përfaqësimit; thjesht u prezantova dhe i thashë pak fjalë në lidhje me karrierën time dhe perspektivat e mundshme. I hutuar dhe i çuditur, ai filloi vetë të kërkonte për një bashkëpunim.
Një tjetër mënyrë për të lënë shijen e respektit tek njerëzit është nëpërmjet komunikimit të personalizuar, dhe në shumë raste, çdo opinion personal funksionon. Pak rëndësi ka nëse është një paragraf i gjatë apo vetën disa fjalë, të shfaqësh interes të sinqertë ka për t’i hedhur graso rrotave të mekanizmit.
Për shembull, ti mund ta fillosh një email duke i thënë marrësit që ju shpresoni që mbingarkesa e tyre e punës të lehtësohet disi ose që kontrata e fundit e tyre e biznesit të firmoset me sukses.
Biznesi ka të bëjë me njerëzit dhe personalitetin e tyre. Bëjeni që të punojë në favorin tuaj!
Kur vjen puna për të shitur diçka, kërkoni gjithnjë momentin e duhur dhe mos i harroni gjërat që nuk duhet t’i thoni
Idetë më të mira kanë nevojë për kohë dhe mprehje mendimi. Ekziston një princip tashmë i gjithëpranuar se asgjë nuk del perfekte që në provën e parë.
Ekziston mundësia që ajo ide të mos ketë dhe aq sukses sepse nuk ishte dhe aq e mirë, por mos e harroni kurrë këtë, edhe momenti i ekzekutimit të idesë është po aq i rëndësishëm sa ideja vetë.
Një rast kisha parashikur të zhvilloja një Golf Tour në Amerikën e Jugut, por projekti im dështoi me shpejtësi. Problemet që e dështuan atë lidheshin që të gjitha me kohën e papërshtatshme; ngjarje të paparashikuara, kryesorja ndër to ishte inflacionimi ekstrem i monedhës, e prishën një plan i cili dukej super perfekt. Kështu projekti doli shumë herë jashtë kostos së parashikuar kështu që nuk mund ta përballonim.
Por unë vazhdoja të isha i bindur se ideja ime ishte e shkëlqyer dhe se kishte kërkesë për të. Pavarësisht sa e mirë ishte ideja, rrethanat e jashtme ndërhynë dhe e bllokuan. Tour-i i Golfit në Amerikën e Jugut mund të kishte qënë një sukses – thjesht jo kësaj here.
Në biznes, ti nuk duhet ta hedhësh në kosh një ide menjëherë. Njëfarë kundër-rryme duhet ta prisni gjithnjë kur filloni, një “jo” nga një blerës, banka apo bashkëpunëtor, nuk do të thotë se ideja jote është e keqe. Faktorët ekonomikë që dalin jashtë kontrollit tënd mund të diktojnë një “jo” për atë moment. Por ndoshta, pak javë apo muaj më vonë rrethanat mund të jenë më të pranueshme.
Një tjetër gjë neglizhohet shpesh në shitje është heshtja.
E kam seriozisht.
Në disa raste është më mirë të qëndroni të heshtur në lidhje me aspektet negative të një shitjeje.
Nuk është e nevojshme që t’i përmendni të metat dhe defektet, sepse nuk shërben për asgjë, edhe pse mendoni se mund të duket transparencë në atë moment.
Supozojmë se ju doni të shisni një radio dore. Edhe pse bateritë mbajnë 20 muaj karikim, ti nuk je i detyruar ta thuash një gjë të tillë. E njëjta gjë vlen edhe kur ti ke dijeni që i njëjti model do të zëvendësohet nga një tjerë më i ri. Pse kështu? Sepse në këtë mënyrë ju do ta detyroni blerësin e mundshëm që të fokuset vetëm tek aspektet negative në vend që të fokusohet, le të themi, tek dizanji apo zëri cilësor i radios.
Theksojini aspektet pozitive dhe nuk do të dilni gabim.
Përqëndrohu tek cilësia, mos e rrit biznesin tënd më shpejt se ç’është e nevojshme.
Në lëndët e ekonomisë ju keni mësuar këto gjërat e thata: si të bëni një bilanc, çfarë është “kërkesa dhe oferta” dhe sesi inflacioni ndikon tek bizneset.
Por si mund t’i vësh në praktikë këto? Si drejtohet realisht një kompani?
Ajo që ka rëndësi, para të githave, është cilësia. Qoftë cilësia e klientëve, e punëtorëve apo produkteve, ky duhet të jetë fokusi që në fillim.
Një tjetër këshillë e vogël për ata që sapo kanë hyrë në botën e biznesit është që të mos i merrni gjërat me turravrap. Mund të duket kundër-intuitive, por nuk ka pikë kuptimi që të rriteni si biznes thjesht për shkak të rritjes. Nëse i merrni gjërat ngadalë, do t’i jepni vetes kohën e nevojshme për të kuptuar qelizë për qelizë atë se çfarë e bën të suksesshëm një biznes. Do të ndërtosh një themel të fortë, një skuadër të mirë menaxhuese. Forcimi në këto sektorë të biznesit e bën rritjen shumë herë më të qëndrueshme.
Konkluzionet përfundimtare:
Shkollat e Biznesit nuk e bëjnë e as nuk munden dot të të mësojnë sesi të bësh biznes atje jashtë në botën e vërtetë. Në fakt ajo që vlen më tepër sesa shifrat dhe pasqyrat financiare janë ndërveprimet personale dhe vetëdisiplina. Për të qënë i suksesshëm në biznes ti duhet të jesh i zoti që t’i identifikosh pikat e dobëta të të tjerëve, dhe të tuat gjithashtu. Nëse fokusohesh tek cilësia dhe tek shtrirja e duhur në kohë të jesh i sigurtë për një rrugëtim të suksesshëm shumë herë më të thjeshtë.
/shkollaesuksesit.com