Tashmë është një fakt i kryer. Teatri u shemb dhe politika ka nisur skenarët e saj. Por vetë kryebashkiaku ka dhënë një deklaratë përmes së cilës fton qytetarët të bashkëpunojnë. “Çfarë iku, iku, tani të mendojmë për një ndërtim modern dhe për këtë u ftoj të bashkëpunojmë”- deklaroi Veliaj.

Fillimisht, nuk u preferua një teatër me kullë, u tërhoqëm. Bëmë prapë një hap pas, asnjë centimetër të mos i hiqej TK. Në një negociatë nuk mund të marrësh gjithçka. Nuk mund të kemi teatër edhe pa kullë, edhe në qendër të Tiranës.

Sapo na u transferua prona, e verifikuam. Instituti në vitin 2018, e pa si të papërshtatshëm në vitin 2018. Në 2007 atë që sot e përdorin si betejë, e hoqën nga listat e monumenteve kulturore. Kushdo që ndihet sot i trishtuar, ndihet që një betejë që i mori kohë doli pa fryt. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, por erdhi koha të shohim përtej kësaj dit.e Të mos lemë partitë të na përçajnë. Është momenti për t’u bashkuar. Partitë politike fërkojnë duart.

Çfarë iku iku. Edhe kur u bë parku i lodrave u mërzitën, por sa u gëzuan kur u hap dhe çuan fëmijët për të luajtur. Do e shtojmë edhe kalanë e Tiranës, do të bëhet edhe njëherë sa kaq është” deklaroi Veliaj, teksa tha se sherret do harrohen, ashtu si edhe më parë, ndërsa u kërkoi qytetarëve të mos përdoren nga politika.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re