Shkrimtari Ben Blushi, ka folur gjerësisht për librin e tij më të ri, ‘Komploti’, ndërsa shpjegon edhe personazhin kryesor të tij.

Ai shprehet se përmes këtij personazhi, vret disa idhuj që kanë shqiptarët.

Duke u referuar personazhit kryesor të librit, Blushi ngriti disa pyetje. Mes tyre janë se çfarë do kishte ndodhur sot në botë po të mos eksitonte Izraeli si shtet.

Më tej zbuloi se sipas personazhit të “Komplotit” po të mos ishte Izraeli si shtet, s’do kishte konflikt.

Sakaq u ndal te Shqipëria komuniste, ku ngriti pyetjen se “Çfarë do ishte Shqipëria po të mos kishte Gjermani naziste dhe Itali fashiste?”.

“Unë shkruaj atë që mendoj, i vetmi qëllim kur shkruaj është të më shijojë mua. Kur shkruaj nuk mendoj se vras ca idhuj që shqiptarët kanë në shtëpi. Një personazh i imi ka këto mendime dhe ndodh që është çifut komunist. Për shkak se ky mendim, çifutët ose hebrenjtë, ishin një popull pa shtet. Por i kanë dhënë botës shumë kulturë dhe e ka ndihmuar Evropën. Pasi u diskriminuan shumë në Evropë

Hebrenjtë e Frankfurtit nuk lejonin martesa në numër të madh. Ata s’kishin të drejtë të kishte as pronë dhe as shtëpi. Nazizmi lindi si urrejtje ndaj hebrenjve. Hebrenjtë tentuan të ndërtonin një shtet, Izraeli sot. Kush është konflikti më i madh sot në botë? Imagjinoni sikur Izraeli sot të mos ishte.

Dua të ndalem te Shqipëria komuniste. Nëse s’do ishte nazizmi aq i fortë, edhe komunizmi në lindje s’do ishte ai që ishte. Ça do ishte Shqipëria po të mos kishte gjermania naziste dhe Italia fashiste. Nëse një vend që na ka borxh është Gjermania. Po të mos ishte Izraeli, s’do kishte konflikt, thotë personazhi im.”, u shpreh Blushi në News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re