Të paktën 501 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë. Këto të dhëna janë bërë publike nga UNICEF.

 

Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët deklaroi se shifra reale me gjasë është shumë herë më e lartë.

 

“Një tjetër moment historik tragjik për fëmijët dhe familjet e Ukrainës”, tha Russell.

 

Në të njëjtën kohë, Russel shtoi se thuajse 1 mijë fëmijë ukrainas janë lënduar rëndë nga bombardimet ruse. Si pasojë, në trupat dhe fytyrat e tyre gjendet shenja që me gjasë do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re