Të paktën 37 fëmijë janë vrarë dhe 50 janë plagosur “në më pak se dy javë”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell, duke shtuar se më shumë se një milion fëmijë u detyruan të ikin nga Ukraina.

“Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile – duke përfshirë spitalet, sistemet e ujit dhe kanalizimeve dhe shkollat duhet të ndalen menjëherë”, tha Russell në një deklaratë.
Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky tha se të paktën 35.000 civilë u evakuuan nga qytetet e rrethuara të Ukrainës të mërkurën, 9 mars, shkruan al Jazeera.

Në një video udhëheqësi ukrainas tha se tre korridore humanitare i kishin lejuar banorët të largoheshin nga qytetet Sumy, Enerhodar dhe zonat përreth Kievit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko