Punonjësit e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Korçë, kanë zhvilluar takime me nxënësit e klasave të gjashta, të shkollave 9-vjeçare “Koli Gusho”, “Muharrem Esat Minarolli” në Pogradec, si edhe në shkollën “Naim Frashëri” në Korçë, ku kanë diskutuar së bashku mbi efektet negative që shkakton në organizmin e njeriut, konsumimi i pijeve alkoolike.

 

Në Pogradec, në njërin prej takimeve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga “Shoqata Unë, Guaja”, ku është folur edhe mbi fenomenin e dhunës, format e shfaqjes së saj, konfliktet mes nxënësve dhe mënyrën se si duhet parandaluar kjo dukuri në shoqëri.

 

Për nxënësit, të cilët kanë shfaqur mjaft interes në këto takime, u shpërndanë fletëpalosje me njohuri të reja, kuriozitete, si dhe u demonstruan pamje filmike me shembuj konkretë nga temat e trajtuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re