Unioni Afrikan dhe Ruanda vendosën që gjatë 100 ditëve të përkujtojë përjetimet në gjenocidin e vitit 1994 i cili zgjati 100 ditë.

Në selinë e Unionit Afrikan në Addis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë u mbajt një program përkujtimor për 28-vjetorin e gjenocidit në Ruanda.

Në programin me temë “Kujto-Bashko-Rinovo” njoftohet se nga data 7 prill e deri më 3 korrik do të zhvillohen aktivitete të ndryshme përkujtimore për rreth 800 mijë personat që kanë humbur jetën.

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, në fjalimin e tij në program tha se përjetimet në Ruandë janë pasojë e rënies së sistemit politik.

Mahamat theksoi se në 28 vitet e fundit vendi ka treguar sukses të jashtëzakonshëm me përpjekjet e tij për rindërtim dhe pajtim.

Përfaqësuesja e Përhershme e Ruandës në Unionin Afrikan, Hope Tumukunde Gasatura tha: “Si afrikanë ne duhet të bashkohemi për të ndërtuar një të ardhme të begattë dhe për të kujtuar një prej historive më të errëta të Afrikës”.

– Gjenocidi që zgjati 100 ditë

Grupi etnik Hutu në Ruandë, në vitin 1994 filloi një gjenocid ndaj grupit etnik Tutsi, të cilët i mbanin përgjegjës për rrëzimin e avionit të presidentit të atëhershëm të vendit, Juvenal Habyarimana. Në masakrën që vazhdoi për 100 ditë në vend, humbën jetën mbi 800 mijë pjesëtarë të grupit etnik Hutu dhe Tutsi të moderuar.

Çdo vit më 7 prill nga OKB-ja zhvillohet Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Ruanda i cili konsiderohet si një nga gjenocidet më të mëdha të historisë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re