Unioni Afrikan, deklaroi se ka kërkuar 90 milionë euro ndihmë për të luftuar me organizatën terroriste Al-Shabaab në Somali.

Bankole Adeoye, Komisioneri i Unionit Afrikan për çështjet politike, paqen dhe sigurinë, në një deklaratë për media theksoi se kanë nevojë për më shumë mbështetje në luftën kundër terrorizmit në Somali.

Adeoye deklaroi se kanë kërkuar 90 milionë euro ndihmë për të luftuar me organizatën terroriste Al-Shabaab dhe më tej paralajmëroi se shumë rajone mund të kalojnë nën kontrollin e organizatës nëse nuk sigurohet mbështetja e mjaftueshme.

Pasi tërhoqi vëmendjen se situata në Somali është shumë kritike, Adeoye tha se “nuk duam që komuniteti ndërkombëtar të humbasë interesin që ka për Somalinë”.

Adeoye tërhoqi vëmendjen mbi mbështetjen e vendeve Perëndimore për Ukrainën dhe kërkoi që e njëjta ndihmë të sigurohet edhe për Somalinë.

Në Somali në kuadrin e Misionit të Tranzicionit të Unionit Afrikan janë me mision mbi 20 mijë ushtarë.

Al-Shabaab që nga viti 2000 e deri më tani përpiqet të rrëzojë qeverinë e formuar në Mogadishu.

Organizata herë pas here kryen akte terroriste edhe në Kenia, fqinjin e Somalisë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re