Udhëheqësit e BE-së kanë arritur një marrëveshje për të ndaluar eksportet e naftës ruse në një bllok prej 27 vendesh, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Kjo mbulon menjëherë më shumë se dy të tretat e importeve të naftës të Rusisë, duke reduktuar një burim të madh financimi për makinën e saj të luftës”, shkroi Michel në Twitter.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu përjashtimin e bankës më të madhe ruse nga Swift, sistemi ndërkombëtar i mesazheve bankare dhe ndalimi i tre televizioneve ruse.

Një vendim u mor gjithashtu për të sanksionuar individët përgjegjës për krimet e luftës, shtoi Michel.

Marrëveshja për sanksionet u përshëndet edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo pretendon se kjo do të reduktojë rreth 90 për qind të importeve ruse të naftës deri në fund të vitit, ndërsa Michel flet për një ulje prej më shumë se dy të tretat.