Pas universiteteve në kryeqytet, edhe universitetet e rretheve po miratojnë rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e stafeve akademike.

 

Bordi i Administrimit i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan me anë të një vendimi ditën e premte ka miratuar rritjen e pagave të personelit akademik në kufirin maksimal për çdo kategori.

 

Rektori i këtij universiteti Skënder Topi  ka nënshkruar vendimin sipas të cilit senati Akademik i Universitetit “Aleksander Xhuvani“, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave vendosi për dhënien e mendimit për bordin e administrimit të universitetit, për miratimin e rritjes së nivelit të pagave për personelin akademik në kufirin maksimal që përcakton VKM-ja, prej 8%. Bashkë me rritjen prej 7 përqind të vendosur nga qeveria, rritja e pagës i kalon 15 përqind.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re