Është shtyrë vendimi për shkrirjen e Universitetit të Korçës me atë të Tiranës. Në deklaratën e rektoratit thuhet se nisma do të rishqyrtohet në mbledhje e ardhshme.

Nga ana tjetër në deklaratë thuhet se do të jenë organet vendimarrëse të Universirtetit të cilat do të dalin me një vendim përfundimtar.

“Rektorati dhe Dekanatet e tij vijojne punen e tyre normale ne te mire te veprimtarise akademike, si nje insitucion i arsimit te larte qe permbush cdo pritshmeri dhe detyrim moral dhe akademik ndaj studenteve aktuale dhe atyre qe do ta zgjedhin ne vitet e ardhshme akademike”

Deklarata e plotë

Ashtu siç jeni vënë në dijeni këto 24 orët e fundit nga diskutimet që janë bërë publike në media dhe në rrjete sociale, Senati Akedemik i UNIKO ndërmori një nismë për hartuar një strategji për kapërcimin e sfidave që e presin, nëpërmjet fillimit të procedurave dhe koordinimin e kritereve të bashkimit me Universitetin e Tiranës.

Pas një diskutimi më të gjerë në nivel njësie qendrore dhe njësie baze, kjo nismë do të rishqyrtohet në mbledhjet e ardhshme të organeve vendimmarrëse të Universitetit, te cilat do të dalin me një vendim përfundimar.

Ndërkohë, Universiteti « Fan S. Noli » vijon të jetë një institucion i arsimit të lartë në funksion të plotë të të gjitha detyrave dhe rolit te tij. Senati Akademik, Bordi i Administrimit, Rektori, Rektorati dhe Dekanatet e tij vijojne punen e tyre normale ne te mire te veprimtarise akademike, si nje insitucion i arsimit te larte qe permbush cdo pritshmeri dhe detyrim moral dhe akademik ndaj studenteve aktuale dhe atyre qe do ta zgjedhin ne vitet e ardhshme akademike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re