Të gjithë studentët e Korçës kanë hyrë në auditore pavarësisht nëse e kanë bërë apo jo vaksinën. Prej mëngjesit studentët janë paraqitur pranë Universitetit edhe pse nuk dihej se si do të veprohej me ta por është vendosur që të vazhdojnë mësimin normalisht duke respektuar disa masa.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shprehur të vendosur për të mos u vaksinuar.

“Kam frikë, nuk i besoj vaksinës prandaj nuk e kam bërë. Askush nuk na jep informacion”– u shpreh një nga studentet.

“Edhe me detyrim nuk do e bëja”-tha një tjetër.

“Kam bërë dozën e dytë të hënën e kaluar por prapë nuk e di se cfarë mund të ndodhë. Nuk kam bërë asnjë vaksinë, kemi lexuar ca gjëra që janë negative për të, megjithatë mendoj se nuk duhet të jetë me detyrim sepse për shëndetin tim unë bëj cfarë dua”- u shprehën studentët.

Nga ana tjetër zv rektori i Universitetit të KorccësArtir Adili është shprehur se të gjithë studentët do të orientohen drejt vaksinimit në ditët në vazhdim.

“Në lidhje me studentët e pavaksinuar janë dy qendra vaksinimi, pjesa më e madhe e kanë marrë dozën e parë, ata të pavaksinuarit do futen duke respektuar masat anti-Covid, pra të pajisur me maskë. Me kalimin e kohës duhet të vaksinohen të gjithë, normalisht nuk i vaksinojmë dot brenda ditës dhe nuk mund ti penalizojmë për mësimin”-tha ai.

Aktualisht nuk ka një përqindje të skate të studentëvetë vaksinuar ndërsa gjatë javës së hapur të vaksinimit vetem 37 prej tyre u vaksinuan.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re