Këshilli studentor i Universitetit ‘Fan.S. Noli’ ka publikuar fituesit për Bordin Administrativ. Ata janë Kostanca Doku, Artur Balli dhe Lorenc Bellovoda.

Nuk kanë fituar votat e studentëve Albens Tabaku dhe Maksim Fejzulla.

Tre fituesit, janë çertifikuar si antarë të Bordit Administrativ të Universitetit të Korçës. Të vetëafruar dhe me reklamim të Curikulës, këta persona të jashtëm që administrojnë Universitetin, janë tashmë ata që kanë huqmin si dhe sa menaxhohet çështja e fondeve të Universitetit.

Nga lista e kandidatëve që ka publikuar Këshilli studentor, rezulton se të paktën dy prej pretendentëve për antarë të këtij Bordi Administrativ vijnë nga Rotary Club.

Ata janë kryetari aktual në Korçë, biznesmeni I njohur Maksim Fejzulla, dhe Artur Balli.

Nuk mund të flitet për atribute, apo interesin që kanë këta persona të vetëofruar për një bord me peshë në vendim marrjet e Universitetit.

Pedagogë të ndryshëm të kontaktuar nuk preferuan të japin asnjë sqarim. Ndoshta për atë se kjo zgjedhje u takon vetë studentëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re