Pas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e aktivitetit të clube-ve të natës, diskove dhe lounge bare-ve, janë nxitur reagime të shumta në mediat sociale.

Aktori i njohur Flor Binaj në një shënim në Facebook, ka ironizuar me vendimin e ministres ndërkohë që shkruan se

“Sipas një studimi të universitetit të Surrelington të Tirinois të Maçaçuçets Covid-19, transmetohet nëpërmjet notave të muzikës sidomos para orës 20:00.
Ky universitet gjeti tek një këngë, një notë Do dhe një notë Sol, pozitive me COVID-19, ndërkohë që tamponi i është bërë MI-së, La-së dhe Re-së ndërsa Fa dhe Si kanë dalë negative në test.”-ironizon Binaj.

Sakaq ish-kryebashkiaku i Natës, Briken Fejzullahu në një shënim në mediat sociale po ashtu ironizon me vendimin duke kritikuar ministren Ogerta Manastirliu.

“Menoja që Lir Beqja, ishte toçi më i madh i kukllës i t’gjitha koh’rave… dersa njofta Ogin, që do me vra virusin n’ora 8.01 pm, me “silent mode”.
O Edvin, po te patatinat t’bin, mër karagjoz burr’?! Ps. S’ma kish prit noiher menja; që do vite dita, me ndrru dj-in me burger. Lum ne që kemi këtë dhe mjer ky që na ka ne…”- shkruan Fejzullahu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re