KLEVISA GJIKA

GAZETARE-VIZION PLUS

“Në qershor të vitit 1957 u krijua universiteti i parë shtetëror i Tiranës, që më pas bashkoi të gjitha institutet e arsimit të lartë të krijuara deri në atë kohë. Ndërkohë, në këtë vit akademik festohet 65 vjetori i themelimit të tij.”

 

Për rektorin e universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, të gjitha vitet në arsimin e lartë e sidomos në ato me poste drejtuese, kanë qenë një sfidë. Ndryshimi i strategjisë për programet prioritare është një nga ndryshimet që ai propozon për vitin e ardhshëm.

 

ARTAN HOXHA

REKTOR I UNIVERSITETIT TË TIRANËS

 

Unë vij nga bota e sistemit të drejtësisë, vij në arsim dhe nuk kam shumë vite në drejtim, por sfidat e arsimit të lartë janë të veçanta. Ke një brez të rinjsh të cilët  kanë aspiratat e tyre, në dorën e tyre varen fatet e vendit. Sivjet u morën disa masa duke dhënë iniciativa për studentët e mirë që të ndjekin programet prioritare, ku ne po I humbasim specialistët. Ajo që duhet është një strategji më e sigurtë.

 

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e arsimit Evis Kushi.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

Sidomos universiteti I Tiranës mund të themi se jeta sapo ka filluar, kështu që edhe qindra të tjera.

 

EVIS KUSHI

MINITRE E ARSIMIT

 

Të çelim siparin e aktiviteteve sportive të 65 vjetorit të universitetit të Tiranës, është universiteti avangard në të gjitha drejtimet e jetës universitare dhe nuk mund të jetë in tillë nëse nuk ka frymë skuadre.

 

Studentë si dhe pjesëtarë të stafit akademik nga universitete të ndryshme të kryeqytetit iu bashkuan aktiviteteve sportive në disiplinën e volejbollit dhe basketbollit, në këtë përvjetor të Universitetit të Tiranës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re