Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi” Admir Belishta tha se në këtë universitet aplikohen tarifa promovuese, që kanë edhe ofertën brenda.

I ftuar në News24, Belishta i ka drejtuar një apel të gjithë maturantëve, që kanë dëshirën dhe interesin për të ndjekur studimet në Universitetin Luarasi, që menjëherë pasi të përfundojnë provimet e Maturës Shtetërore të nxitojnë, pasi vendet janë të limituara, pikërisht nga tarifat promovuese.

Belishta tha se “ky është momenti kyç për të vendosur për veten tuaj, për karrierën tuaj, ndaj do ju ftoja të zgjidhnit Universitetin Luarasi, si një universitet serioz që garanton të ardhmen tuaj”.

Belishta tha se tregu i punës ka mirëpritur studentët e diplomuar në Universitetin Luarasi, duke theksuar se “sot në sistemin e drejtësisë janë të paktën  20 prokurorë dhe gjyqtarë që pasi janë diplomuar te ky universitet dhe më pas kanë vijuar studimet te Shkolla e Magjistraturës, sot janë pjesë e sistemit të drejtësisë”.

Në vijim ai sqaroi se Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Luarasi ofron 4 programe studimi: studim i integruar (5 vjet),  dy mastera shkencore (në fushën e të drejtës penale dhe atë civile-tregtare) si dhe masteri për sigurinë, që është unik në Shqipëri.

“Është themeluar në vitin 2003, fillimisht është hapur me degën e Drejtësisë, që e identifikon këtë universitet, me pas është shtuar me dy fakultete të tjera, Teknologjisë së informacionit  dhe fakultetin e ekonomisë dhe së fundmi me fakultetin e Shkencave Mjekësore, me degët, farmaci, stomatologji dhe infermieri.

Universiteti jo vetëm që është rritur por ka krijuar emrin e vet në tregun shqiptar. Ai identifikohet me një imazh të njohur, një universitet që nxjerr breza. Është i pozicionuar në një vend dhe në një zonë universitare dhe pranë ambasadës amerikane. Pra kjo e bën edhe diferencimin nga universitetet e tjera”.

Kushtet infrastrukturore

“Universitetit Luarasi dhe gjithë fakultetet garantojnë infrastrukture akomoduese për studentet,  garanton ambiente dhe auditorë bashkëkohore. Garanton laboratorë, ku mund të ndalem tek Fakulteti i Drejtësisë në laboratorin e Kriminalistikës, që e kemi me parametra bashkëkohore. Jemi duke u përpjekur dhe duke finalizuar një sallë  që të përshtatet  dhe ta destinojmë për gjyqet imituese, të cilat do i vijnë në ndihme studenteve në lidhje me praktikat mësimore”.

Stafi akademik

“Stafi është i kualifikuar me eksperienca të gjata të fushës kërkimore, doktrinarë, teorike dhe në mënyrë të veçantë asaj praktike. Duhet të evidentojmë faktin që Fakulteti i Drejtësisë kërkon miksimin e dijeve teorike dhe praktike. Për këtë na vijnë në ndihmë, ekspertë  të ftuar, pedagogë të praktikës gjyqësore, të cilat ofrojnë rastër nga praktikat gjyqësore dhe janë një vlerë e shtuar në lidhje me stafin akademike. Edhe stafi administrativ është i kualifikuar. Ky staf, mënyra e rekrutimit të këtij stafi, elementet përzgjedhës dhe kualifikues është një element dallues i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Luarasi”.

Studentët

“Është meritë e stafit që nxjerr studentë të kualifikuar, studente që përthithin dijet më kryesore që do i shërbejnë në karrierën e tij. Stafi akademik në bashkëpunim me studentët janë organizimet apo aktivitetet e ndryshme. Një ndër aktivitetet janë gjyqet imituese. Në kemi qenë në treshen e nderit. Kemi përfaqësuar Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare, kemi dalë të parët në 14 Fakultete Drejtësisë në rang vendi dhe jo vetëm. Kjo tregon seriozitetin e punës që bën Universiteti Luarasi. Kjo është një veprimtari permanente. Nuk janë vetëm konkurset, por janë edhe aktivitete të tjera. Ne kemi klinikën e ligjit, që e dallon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Luarasi në raport me Fakultetet e tjera të Drejtësisë. Është një tregues statistikor. Nëpërmjet klinikave ligjore  pedagogët, stafi akademik ofron ndihmë. Ndihma konsiston në dy drejtime: E para ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve ndaj target grupit të personave në nevojë duke i ofruar ndihmë parësore falas. E dyta, konsiston në faktin e zhvillimit të praktikave mësimore nga studentët. Përmes trajtimit të rasteve konkret dhe nën mentorimin e profesorëve ata trajtojnë raste reale të qytetarëve”.

Projektet dhe bashkëpunimet

“Jemi pjesë e projekteve të programit Erasmus. Ky program veçanërisht ka rëndësi në shkëmbimin e eksperiencave mes studentëve të Universiteteve që përfshihen në këtë program. Kjo do të thotë se  studentët e Universitetit Luarasi shkojnë dhe ndjekin mësime në universitetet homologe, sikundër nga këto universitete vijnë studentë në Universitetin Luarasi, duke shkëmbyer kështu eksperiencat, qoftë në nivelin studentor ashtu edhe të stafeve akademike.

Kemi marrëveshje bashkëpunime me universitetet e drejtësisë në Europës dhe më gjerë. Dy ditë më parë u nënshkrua marrëveshja me Universitetin Abat në Barcelonë, që është një universitet mbi eksperiencë  50 vjeçare.

Kjo marrëveshje konsiston në shkëmbim të stafit akademik, studentëve, marrjen e përvojave, në organizimin e konferencave, në fushën e kërkimit shkencor. Madje mund të them se kërkimi shkencor është një element që ndikon te akreditimi, te vlera e diplomës. Universiteti Luarasi, Fakulteti i Drejtësisë,  ka akreditim 6 vjeçar, futet mes 4 universiteteve që kanë këtë akreditim maksimal”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re