Pyete për gjithçka dhe do të të përgjigjet për çdo gjë, duket se kështu mund të përkufizohet aplikacioni i shumëpërfolur në mbarë botën ChatGPT.

 

Ky aplikacion duket se iu ka ardhur në ndihmë njerëzve në mbarë botën, por si gjithçka që lidhet me rrjetet apo mediat sociale edhe ChatGPT ka anën tjetër të medaljes.

 

 

Aplikacioni mund të përdoret nga studentët për të kryer detyra kursi, por edhe për të kopjuar në provime në një formë krejt ndryshe nga ‘tradicionalja’.

 

Për t’i paraprirë këtij fakti, universiteti i Newcastle ka hartuar një e-mail posaçërisht për këtë temë që adresë të fundit ka pasur studentët.

 

Në e-mail universiteti fillimisht u kujtoi studentëve se studimi në mënyrën klasike është “vendimtar” për arsimimin e tyre universitar.

 

Në të njëjtën kohë, emaili i dërguar studentëve shpjegoi se si përdorimi i inteligjencës artificiale mund të jetë i dobishëm vetëm kur përdoret me përgjegjësi , si dhe se si detyrat e dorëzuara nga studentët në formën e tekstit, imazheve ose kodit dhe të shkruara në tërësi ose në pjesë nga ChatGPT, do të hetohet si ‘sjellje e pahijshme akademike’.

 

 

Lidhur me provimet universiteti ka paralajmëruar studentët se përgjigjet e tyre do të verifikohen dhe kopjimi nga ky aplikacion do të zbulohet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re