Profesor Zyhdi Dervishi, Sociologu i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për vitin e themelimit të Universitetit të Tiranës.

Sipas studimit të Dervishit ky universitet nuk është themeluar në vitin 1957 por në 1946, pra i janë mohuar 11 vite histori.

Përse u vendos 1957 si data e themelimit të Universitetit të Tiranës? “Unë kam filluar trë mendoj për këtë cështje kur unë kam qënë për specializim në Siena, ata mburreshin shumë me lashtësinë e universitetit 1240. I dyti në Itali për nga vjetërsia dhe i katërti në Europë. Pastaj më lindi ideja si është themeluar ky universitet? Cnjerëz ka patur? Sa degë ka patur? Gjithçka ka nisur në mënyreë të zbehtë. Po themi shkolla e të drejtës civile me numër të kufizuar petagogësh dhe studentësh madje jo në formate 4 vjeçare, në formate më të ulëta. Më rezulton që data e themelimit të universitetit të Tiranës duket spostuart më 20 dhjetor të vitit 1946, pra 11 vite të humbura. Në 46’ ka dy linja, linja e parë është instituti pedagogjik dy vjecar dhe linja e dytë është instituti i shkencave i cili ëhtë integruar në universitet duke qëndruar deri në fund të viteve 60’, mirëpo shumë universitete në botë e quajnë datë themelimi të universitetit kështu që ne kemi dy linja që na cojnë aty. Dekreti i 1957’ për krijimin e universitetit të Tiranës, interpretimi që bëjnë sot studionit është i gabuar sepse këtu në këtë dekret nuk thuhet se është krijuar në këtë vit ku janë shkrirë disa degë jo themeluar. Unë nuk e mohoj që të shpëtojmë nga kontradiktat dhe ngërci duhet që të shkojmë tek themelet. Historia e Shqipërisë është shumë e ngatërruar ku kanë ndikuar shumë faktorë politik dhe ideologjik.

Pse mohojmë copëzat e historisë, cfarë ndodh me shoqërinë tonë? “Ka një shpjegim historik të dhimbshëm, jemi i vetmi popull në Europë që për shkronjat kemi derdhur gjak, asnjë popull tjetër nuk ka qenë si ne. Më ka thënë profesor Alfred Ruci, nipi i Petroninit Luarasi një soj fisnikësh në arsim, i thoshte shpesh gjyshja (dmth e shoqja e Petroninit) ne shkruanim me shkronja të mallkuara edhe nga myslimanët dhe nga të krishterët. Përse ne i paraqesim jo mirë vlerat tona. Popujt e qytetëruar bëjnë shumë kujdes për të besuar me objektivitet me realizëm kontributin e paraardhësve. Duke vlerësuar kontributin e paraardhësve ne popujt e tjerë nxjerrim mësime për të ecur përpara, por duke mohuar paraardhësit ne gjithmonë bëjmë gabime më shumë dhe nuk ecim përpara. Ata që kanë marrë pjesë në themelimin e universitetit ata që përshëndetën mburreshin me vjetërsinë e universiteteve të tyre, por këtij universiteti tonë u mohoheshin 11 vite nga themelimi”, tha Dervishi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re