Universiteti Balkanik në bashkpunim me “Ramstor” organizon akt humanitar për ndihmë dhe mbledhje të rrobave, batanijeve, detergjenteve dhe lëndëve pastruese, si dhe ato ushqimore, për të lënduarit dhe të prekurit nga termeti katastrofal që e qëlloi territorin qëndror të qytetit Kahramanmarash në regjionin Pazarxhik të Turqisë. Për këtë qëllim, pakot e donacionit janë të vendosura në më shumë lokacione, dhe atë në: Kampusin e Universitetit Ndërkombtar Balkanik, në marketet Ramstor.
Vendet e vendosuar të paketave Ramstore Mall, Kapitol Mall dhe City Mall në Shkup, dhe Pallma Mall në Tetovë, më pas në marketet Ramstor në Fushë Topanë, Ramstor Vodno dhe Ramstor Karposh në Shkup, dhe në marketin Ramstor në Gostivar. Gjithashtu, Ramstor marketi në Kumanovë dhe në xhaminë Murat-Pasha në çarshinë e vjetër në Shkup.
Qytetarët të cilët dëshirojnë ta shprehin solidaritetin e tyre ndaj popullates së prekur nga kjo fatkeqësi e ndodhur në Turqi, do të mund ti dorzojnë donacionet e tyre në pakot e parapara për donacion, në cilëndo qoftë nga lokaionet e lartpërmendura, nga sot deri më datë 10 Shkurt , ditës së Premte deri më orën 22:00. Ajo që rekomandohet si donacion, për shkak që në momentin është e nevojshme për të mbijetuarit e regjionit të goditur nga tërmeti katastrofal janë: dorëza, kapela, shalla, jakne, çizme, lëndë pastruese dhe higjienike, peqeta higjienike, pelena, ushqim për foshnje, faculeta higjienike, jastëk, jorgan, batanie, ushqim i konservuar dhe të ngjajshëm. Donacioni do të jetë i dorëzuar në qendrën e menagjimit me katastrofa dhe situata të jashtzakonshme përmes Ministrisë së punëve të mbrendshme të Republikës së Turqisë (AFAD).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re