Zgjidhet përfundimisht problemi i mbartur i Urës së Shën Prodhromit.

 

Falë angazhimit maksimal të Ministrisë së Kulturës, IMK, Bashkisë Korçë dhe Ministrisë të Mbrojtjes është bërë e mundur vendosja e Urës Bejli në krah të urës ekzistuese e cila bën të mundur shmangien e kalimit të makinave të tonazhit të rëndë dhe zgjidh përfundimisht lidhjen e Voskopojës me Manastirin e Shën Prodhromit duke bërë të mundur fillim e punës së restaurimit të urës.

 

Shumë shpejt Ura së Shën Prodhromit si ndërtim 300 vjeçar do të jetë një tjetër monument me vlerë për t’u parë krahas atraksioneve natyrore dhe kulturore që ofron Voskopoja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re