“Rehabilitimi i lumit Gjanica dhe rikonceptimi i qendrës së Fierit”, projekt i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po shkon drejt përfundimit, me mbylljen e punimeve në lotin e tretë.
Ky investim i qeverisë ka transformuar ndjeshëm qytetin, ku gjate përgjatë skarpateve të lumit, shihen pemë, trotuare, zona pushimi për qytetarët.
Megjithatë, në këtë panoramë të re urbane bie në sy një segment i mbetur jashtë ndërhyrjes: ura mbi lumin Gjanica pranë ish-furrave të bukës, në lagjen “Kryengritja e Fierit”.
Pamjet e kësaj ure tregojnë qartë gjendjen e amortizuar ndër vite, me parmakë të dëmtuar nga aksidentet dhe trotuare të çara që vështirësojnë lëvizjen e këmbësorëve.
Banorët e lagjes “Kryengritja e Fierit” kërkojnë që investimi të mos mbetet i pjesshëm, por të përfundojë edhe në këtë segment, për të mbyllur tërësisht rehabilitimin e zonës përgjatë lumit Gjanica.
- “Është e rrezikshme, dalin fëmijët nga shkolla, ku do të kalojnë?”
- “Ura sjell probleme për kalimtarët, fëmijët dhe makinat.”
- “Nuk është parashikuar asgjë për rrethimin anësor të urës që ka shumë defekte dhe mund të rrezikojë jetë njerëzish”, thonë banorët.
Edhe pse rehabilitimi i urës dhe rikonstruksioni i fasadave të disa pallateve përreth ishin parashikuar në projektin fillestar, nuk u financuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Zyrtarë të Bashkise së Fierit thanë se “ndërhyrja në këte urë mund të bëhet në një fazë tjetër, por nuk dhanë asnjë afat pasi gjithçka faret nga FSHZH-ja”.
