Nisi të ndërtohej në shek. XVII, fillimisht prej druri dhe, rreth vitit 1780, në kohën e sundimit të Beratit nga Ahmet Kurt Pasha, u rindërtua prej guri. Ura e Goricës është një nga veprat publike më të vjetra e më tërheqëse të qytetit që është sot trashëgimi kulturore e njerëzimit.
Në fillim të shek. XX, ura u dëmtua nga Lufta I Botërore. Në vitin 1927, me fondet e qeverisë së Ahmet Zogut, u rindërtua nga mjeshtër të njohur guri të ardhur nga Korça.
Ura është rreth 130 m e gjatë, 5,3 m e gjerë dhe lartësi deri në 10 m. Ajo ka tetë hapësira drite.
Për shkak të bukurisë së saj, është vizatuar nga artistë të huaj si piktorët anglezë Edward Lear dhe Charles Cocrell dhe më pas u fotografua edhe nga mjeshtra italianë, duke shërbyer si imazh kartolinash.
Prej shumë dekadash është shpallur “Monument Kulture” i shkallës së parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re