Prishja e urës se vjetër mbi lumin Zeze ne Fushe Krujë ka bere qe autoritetet te ndërtojnë nje ure te përkohshme, e cila po kthehet ne stres per kalimtaret. Hapësira e ngushte ka sjelle kaos ne lëvizjen e banoreve, pasi mbi te shume njerëz kalojnë edhe me biçikleta e motora. Banoret ankohen se ura edhe mund te shembet si pasoje e fluksit te lëvizjeve, ndërsa i kërkojnë bashkisë qe te ndërhyje për ndërtimin e nje tjetër ure provizore per te lehtësuar kalimin.