Ekspertët e Europa Nostrës kanë bërë ekspertizën e Urës së Zogut, e cila është listuar në 7 monumentet më të rrezikuara në Europë.Qëllimi kryesor është mbrojtja dhe restaruimi i këtij monumenti kulturi i cili vitet e fundit ka pasur problematika dhe ka rrezikuar shëmbjen.

Pasi e shpallen si nje nga 7 monumentet e kulturës më të rrezikuara në Europë, një ekip arkitekteësh dhe inxhinieresh nga Europa nostra erdhën për të parë nga afër Urën e Zogut në Milot e cila ka pësuar shembje të mëdha prej 3 vitesh.

Arkitektë dhe inxhiniere shqiptare panë nga afër situatën, mundesitë e përforcimit te saj dhe kryerjen e njeë analize të thelle për projektin e restaurimit. Ky monument duhet të mbrohet dhe për këtë duhet edhe një angazhim meë i madh i shtetit shqiptare si dhe duhet ndaluar marrja e inerteve në këtë zone.

Pas verifikimit të situatës, grupi i përfaqsueseve të europa nostra do të zhvillojë edhe takime me përfaqsues të ministrisë së kulturës për të ti kërkuar mbeshtetje.

Njëra nga këmbët e urës ka humbur në shtratin e lumit me shumë se 2 meter duke rrezikuar shembjen e saj. Prej 2 vitesh ka nje apel te shtuar per mbrojtjen e saj, por deri me tani nuk ka asnjë masë të ndermarrë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re