Home BOTA Ura historike në Turqi synon Rekordin Guinness

Ura historike në Turqi synon Rekordin Guinness

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Bashkia e qytezës Uzunköprü (Ura e gjatë) në provincën e Edirnes në Turqi ka riaplikuar për hyrje në Librin e Rekordeve Guinness për urën më të gjatë historike që ndodhet në këtë qytezë.
Kryebashkiaku Enis İşbilen tha për AA se pas matjeve që kanë bërë rishtazi kanë bërë disa shtojca në aplikim, duke shtuar që synojnë që urën me të njëjtin emër si të qytezës, Ura e Gjatë, ta regjistrojnë si “urën më të gjatë të gurit në botë ku mund të kalojnë automjete”.
İşbilen rikujtoi se Ura e Gjatë ka humbur epitetin si ura më e gjatë e gurit në botë nga një urë në Kinë e cila është më e gjatë. “Ne kishim aplikuar në kategorinë ura më e gjatë e gurit në botë. Megjithatë, mësuam se një urë në Kinë është dy metra më e gjatë. Ne bëmë një aplikim të ri në kategorinë ura më e gjatë e gurit në botë në të cilën mund të kalojnë automjete. Pra, ne kemi shtuar edhe gjerësinë e saj në aplikim. Në urën në Kinë nuk kalojnë automjete. Duke hyrë në Guinness, ne duam ta promovojmë edhe qytezën tonë edhe urën”, tha İşbilen.
Ura 600-vjeçare gjendet edhe në listën e përkohshme të Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s. İşbilen njoftoi se në urë duhet të nisin punime për restaurim, për shkak të disa plasaritjeve që kanë filluar të paraqiten në harqet e urës, shkruan aa. Ura e Gjatë, nga e cila ka marrë emrin edhe qyteti, është vepër historike osmane e cila lidh Anadollin me Ballkanin. Më herët ajo njihej me emrin Ura Ergene, ndërsa është ndërtuar mes viteve 1426-1443 nga kryearkitekti i asaj kohe Muslihiddin, me urdhër të Sulltan Muratit të Dytë.
E gjatë 1.393 metra dhe e gjerë 6,8 metra, ura ka 174 harqe. Ura e gurit është ndërtuar pas shkatërrimit të urave të mëparshme që ishin bërë prej dërrase. /

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë