Kryeministri, Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë zhvilluar një diskutim lidhur me projektin e urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin.

Të dy liderët u shprehën se një projekt i tillë duhet të ishte bërë prej kohësh pasi shmangte të kilometra të tëra të panevojshme. Mes të tjerash, Rama tha se në muajin korrik do të zhvillonte një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Biseda

Edi Rama: Ky është projekti dhe si u shpjegua në gusht do përfundojmë projektin e detajuar dhe pastaj do të ulemi së bashku menjëherë, FSHZH me agjencinë tuaj kushdo qoftë ajo.. Dhe do të vijojmë punën.

Dritan Abazoviç: Jemi shumë pranë fillimit të punës konkrete. Mali i Zi ka caktuar një pjesë të fondit kushtuar urës. Ndoshta nuk do të përdorett dot këtë vit megjithatë në momentin që përfundojnë projektin e detajuar mund të nënshkruajmë memorandumin. Kjo zonë që prej fillesës së bregdetit në Ulqin mund të jetë një zonë tërheqëse turistike në të ardhmen. Megjithatë kjo është mënyra si ne mund ta zgjidhim bllokimin e trafikut pranë Shkodrës, në pikën kufitare. Duke qenë se një pjesë e kamionëve do të kalojnë nga kjo anë. Është shumë e thjeshtë dhe shumë irracionale që dikush nuk e ka bërë më parë. Me këtë urë do të kemi shumë efekte positive në të dyja anët. Ura dëshmon që nuk jemi vetëm Ballkan i Hapur por jemi në një fazë të re të mënyrës s ii kuptojmë marrëdhëniet dy palëshe. 100% keni mbështetjen time. Le të vijojmë menjëherë drejt projektit përfundimtar.

Edi Rama: Kjo tashmë është e qartë sepse ekipi ka punuar. Duhet të përcjellim projektin e detajuar. Njerëzit tuaj do bëjnë një vlerësim të buxhetit. Në momentin që buxheti finalizohet. FSHZH i ka paratë. Arsyeja pse nisëm ta bënim me ta është sepse ata mund t’i transferojnë paratë për vitin tjetër pa kufizime. Më duhet të shtoj edhe diçka. Tani po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin Velipojë që do ta bëjë rrugën nga Ulqini edhe deri në Shëngjin shumë të shkurtër. Zhvillim po por edhe shumë komunikim që do të përmirësohet për shkak të kësaj. Qytetarët do të vijnë dhe do të ikin pa bërë gjithë këtë Tour de France rreth e rrotull. Ky është vizioni juaj. Nuk duhet të grindemi kush pati idenë më të mirë por të zbatojmë këto ide. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Gjithçka tjetër që njerëzit mund të thonë nuk ka problem por kjo është fryma. Brenda korrikut do të vij të ju takoj në Mal të Zi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re