Janë me mijera fotot e shkrepura nga astronautët të cilet punojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Por disa habitën njërin prej tyre, dhe janë pamje që na përkasin ne shqiptareve.

Bëhet fjalë për liqenin e Shkodrës, që Shqipëria ndan me Malin e Zi, dhe që në fotografitë e shpërndarë nga NASA duket sikur po përfshihet në gjithë hapësirën e saj nga vorbulla gjigante e një uragani.

Por natyrisht nuk ka asnjë tornado që rrezikon Shkodrën, por bëhet fjalë për një efekt optik i shkaktuar kryesisht nga natyra e sedimenteve shumëngjyrëshe që përbëjnë strukturën e liqenit, dhe që parë nga lart jep idenë e një vorbulle.

Fotografitë kanë bërë gjithsesi xhiron e rrjeteve sociale dhe janë marrë edhe nga media ndërkombëtare, çka përbën gjithsesi një reklamë të shkëlqyer për liqenin më të madh në Ballkan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re