Pas uraganit Laura, Lousiana e SHBA është goditur akoma më fuqishëm nga uragani Delta.

Ishte një stuhi tropikale në një uragan të kategorisë 4, më shpejt nga të gjitha stuhitë Atlantike të regjistruara, kur goditi fillimisht Meksikën në fillim të javës, thanë studiuesit.

Banorët në Liqenin Charles raportonin se kishin parë të fluturonin çatitë e shtëpive ndërsa një i ftuar në hotelin L’Banca Albergo tha: “Shtyllat elektrike u rrëzuan kudo dhe në disa vende kishte ujë të thellë”.

Delta goditi dhe shkatërroi rreth 100 milje bregdetare duke arritur në perëndim deri në Galveston, Texas, ku shembi dy shtëpi në ndërtim.

Energjia elektrike u ndërpre në më shumë se 410,000 shtëpi e biznese në Louisiana e Texas, sipas kompanisë elektrike PowerOutage.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re