Skip to content

Uragani Dorian: Nga “parajsa” e Bahamave në një “ferr” të frikshëm (video)

dorian 11 ht er

 

Uragani Dorian është kthyer në veprim dhe po “ndëshkon” pjesët veriore të Bahamas për të dytën ditë.

Meturinat kanë vërshuar mbi shtëpitë tashmë të shkatërruara, duke kthyer “parajsën e Bahamave” në një ferr të frikshëm.

Numri i vdekjeve si pasojë e stuhisë, aktualisht është shtatë persona, por zyrtarët kanë frikë se kjo shifër do të rritet ndjeshëm. Stuhia e Kategorisë 2, me erëra 110 km në orë, ka përfshirë edhe bregun lindor të Floridës, njofton Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Rritjet e stuhisë së rrezikshme dhe erërat e forta po shtrihen gjithnjë e më shumë rreth bregdetit të Xhorxhias, Floridas dhe Karolinës.