Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha”, në kryeqytet, ku si pasojë e një përplasjeje mes autobusit të Tiranës së Re dhe makinës së policisë rrugore, kanë mbetur të lënduara tre pasagjere.

Tre pasagjeret që ndodheshin në urban janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”, autobusi I linjës “Tirana e Re”, është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re