Shoferi i linjës së Unazës që u përfshi në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 29 prillit në Tiranë është proceduar penalisht. Njoftohet se M. K., 62 vjeç, është proceduar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë Tiranë, 10 të arrestuar për vepra të ndryshme penale:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. B., 65 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 20 vjeç, G. A., 30 vjeç, F. Q., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi;

– A. D., 21 vjeç, M. K., 27 vjeç, dhe S. Z., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

– A. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana.
—-
Më datë 01.05.2022, shtetasi M. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, kushuriri i tij, shtetasi E. P., 40 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re