Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit nis verifikimet për disa efektivë të Policisë, të cilët dyshohet se kanë dekonspiruar operacionin për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Burime bëjnë me dije se ishin disa efektivë ata që informuan Kajmakun për urdhër-arrestin që do të ekzekutohej ndaj tij, duke i “mundësuar” kështu arratinë.

Gjithashtu, mësohet se gjatë 10 ditëve të fundit, Policia ka kryer kontrolle në banesën e Agim Kajmakut dhe familjarëve të tij, për të lokalizuar ish-kryebashkiakun e Vorës.

Më 8 nëntor, Agim Kajmaku është shpallur në kërkim për tre vepra penale. Sipas prokurorisë ish-numri 1 i Vorës akuzohet për ” “Shpërdorimi të detyrës”, “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re